Telegrafi

Arbeloa transferohet tek një skuadër e madhe evropiane

Mbrojtësi spanjoll, Alvaro Arbelo u përshëndet me tifozët në ‘Santiago Bernabeu’.

Anësori do të largohet nga Reali në fund të stinorit por ka treguar se do të vazhdoi karrierën jashtë spanjes.

Ndërkohë mediat në Spanjë kanë bërë të ditur se ish-anëtari i Liverpoolit është në rrugë të mirë për tu transferuar te Milani.

Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar, spanjollët besojnë se Arbeloa tani ka një ofertë nga ‘Rossonerët’.

Gjithsesi për lojtarin ka disa oferta të rëndësishme nga kampionati amerikan MLS dhe nga Kina. /Telegrafi/