Ish-kryeredaktorja e të përditshmes “Zëri”, tashmë anëtare e Partisë Demotratike të Kosovës, Arbana Xharra, ka qenë një emër mjaft i lakuar në media muajt e fundit.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme ose ndonjë aktivitet i saj.
Në fushatën zgjedhore, Arbana gjendet pranë të parit të PDK-së, Kadri Veselit (i cili edhe zyrtarizoi aderimin e saj), ndërsa mbështet fuqishëm premtimet e kësaj partie me moton “Fillimi i ri”.
Së fundmi, ajo ka treguar se është takuar në Mitrovicë me reperin e njohur kosovar, MC Kreshën, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar “Fillimi i ri”.
Në shikim të parë duket si një ftesë e ish-gazetares ndaj reperit ose një bashkim forcash për mbështetje, në rast se i përkasin të dy të së njëjtës parti, gjë e cila nuk dihet, përderisa vet MC Kresha nuk është prononcuar ndonjëherë lidhur me bindjet e tij politike. /Telegrafi/