Telegrafi

Arbana Xharra fton Fatmir Sejdiun t’i bashkohet PDK-së

Ish- gazetarja Arbana Xharra, që tash e disa ditë është bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, ka ftuar një personalitet tjetër t’i bashkohet PDK-së.

Përmes një statusi në Facebook, ajo ka ftuar ish-kryetarin e LDK-së dhe ish presidentin Fatmir Sejdiu që t’i bashkohet PDK-së.

“E pashe nje interviste te ish Presidentit Fatmir Sejdiu, njeherish, ish kryetar i kesaj partie. Kush e njeh LDK’ne me mire se ai? Duke pas qene kryetar dhe themelues i kesaj partie, duke pas qene bashkepuntor i afert i Presidentit Rugova, tregoi hapur se ky vend e ka humbur shpresen te Isa Mustafa. Eshte kohe per #FillimiRi. Shpresen te Isa Mustafa – me te drejte – nuk e ka humbur vetem z. Sejdiu. Ky eshte i fundit, jo per nga rendesia. Si nje ish votuese e LDK’se, e ftoj z. Sejdiu, dhe te gjithe ata anetare te zhgenjyer te LDK’se, te behen pjese e PDK’se ne keto zgjedhje. Ta votojne Fillimin e Ri, duke e mbeshtetur Kadri Veselin me 11 qershor”, ka shkruar ajo.