Site icon Telegrafi

Arbana Xharra e quan Dardan Molliqajn “bandit i vocërr”

Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra ka drejtuar akuza për deputetin e VV-së, Dardan Molliqaj, pasi ky i fundit tha se në institucionet e Kosovës nuk ka vend për kreun e PDK-së, Kadri Veselin.

Xharra, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur ish-sekretarin e VV-së bandit, duke thënë se nuk e “bën hesap”, as Albin Kurtin.

Postimi i plotë i Xharrës:

“Pertej deklaratave brenda gares politike, nese e lexoni mes rreshtave nga gjuha e tij, te Dardan Molliqaj shohim nuanca te qarta te skizofrenise akute. Edhe pse kete diagnoze mundet me se miri me ia caktu bashkepartiaku i tij, neuropsikiatri Jusuf Ulaj.

Molliqaj, praktikisht, eshte vec nje bandit i vocerr, qe pasi ka mberri me e fut nen kontroll Vetevendosjen dhe mos me e bo hesap as Albin Kurtin, tash kujton se krejt shtetin e Kosoves dhe ligjin e ka ne dore.

Perbese, me shume je kah na e qet gazin, se po dokesh si do djem te mahalles, qe kur nise me u dale leshi fytyres dhe mu ndje burra, prej hormoneve u rritet edhe vetebesimi dhe nisin me u bo kapadai, me ngreh zhag aty ketu naj femije te lagjes sa per me ua shti tuten te tjereve.

Po me vjen keq vec prej ish Fer-istave qe s’po guxojne me t’u nij per se gjalli!” (sic), ka shkruar Xharra. /Telegrafi/

Exit mobile version