Telegrafi

Arbana Osmani pozon përkrah presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani ndodhet në Prishtinë dhe ditën e sotme ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Prezantuesja ka publikuar një imazhe përkrah presidentes teksa u shpreh se ishte kënaqësi e veçantë që në Ditën Ndërkombëtare të Gruas të ishte me një prej grave shqiptare që e vlerëson.

Tutje, Arbana sqaroj edhe aludimet që ajo dhe Vjosa duke mohuar që ato janë kushërira për shkak se ndajnë të njëjtin mbiemër.

Foto: Arbana Osmani/Instagram

“Kënaqësi e veçantë të jem në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, të jem me një nga gratë shqiptare që vlerësoj më shumë ngahera (dhe jo, nuk jemi kushërira)”, ka shkruar moderatorja e njohur në mbishkrimin e postimit.

Foto: Arbana Osmani/Instagram

Natyrisht të shumta kanë qenë edhe komentet dhe pëlqimet që ajo mori nga ana e ndjekësve të saj në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arbana Osmani

Ndërkohë, kujtojmë që aktualisht Arbana mbetet e angazhuar me prezantimin e spektaklit të njohur, Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/