Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka bërë për vete publikun për vite me radhë, teksa ka prezantuar një prej spektakleve më të suksesshme në Shqipëri.
Ajo ka prezantuar plot tetë edicione të reallity showt “Big Brtoher Albania”, ndërsa shquhet si një prej prezantueseve më atraktive të ekranit shqiptar.
Arbana ka treguar disa herë në intervista se ka pasur një fëmijëri shumë të lumtur, kjo pasi ajo dhe familja e saj kanë jetuar në fshat.
Më pas, ajo është shpërngulur në Tiranë, ku ka vazhduar suksesshëm karrierën e saj si moderatore.
Arbana është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi shumë të veçantë në llogarinë personale në Instagram.
Ajo është fotografuar pranë babait të saj në fshatin Maqellarë të Dibrës, me ç’rast ka treguar se ka vizituar pas 19 vitesh këtë fshat.
Osmani dukej mjaft në formë dhe e freskët, gjersa një buzëqeshje nuk mungon asnjëherë në fytyrën e saj. /Telegrafi/