Arbana Osmani ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të paralajmëruar rikthimin e saj në ekranin e vogël.
Moderatorja e famshme e Top Channel ka postuar në Instagram një fotografi pranë kamionit të pajisjeve teknike me ëmblën e televizionit shqiptar.
“Shihemi së shpejti”, ka qenë komenti saj sipër fotografisë së postuar, transmeton Telegrafi.
Arbana mes tjerash ka qenë aktive si moderatore e spektaklit të njohur “Big Brother”, por ajo i ka munguar skenës për disa muajt e fundit, kur ishte në pushim të lindjes.
Moderatorja lindi djalin Jon në muajin mars, por shumë shpejt ka gjetur energjinë për t’iu rikthyer punës. /Telegrafi/