Site icon Telegrafi

Arbana Osmani kujton momentin kur u detyrua të thërriste policinë në emision pas kërcënimeve të marra

Foto: Top Channel

Prezantuesja e njohur, Arbana Osmani, është më shumë e identifikuar si moderatorja e spektaklit Big Brother, por ndër vite ajo ka prezantuar një mori programesh në Top Channel.

Për shumë vite, ajo ka moderuar emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, në të cilin njerëz të zakonshëm ftojnë një personazh tjetër për t’i bërë befasi ose për t’i përçuar një mesazh.

Ajo ka kujtuar përgjatë një interviste të fundit për emisionin “Ëndërrtjerrësit” një nga rastet më të mundimshme që ishte trajtuar përgjatë atij emisioni.

Foto: Arbana Osmani/Instagram

Bëhet fjalë për dy kushërinj të largët që ishin dashuruar me njëri-tjetrin, dhe djali kishte shprehur dëshirën që t’i propozonte live në emision para mijëra shikuesve të dashurës së tij, që njëherësh e ka kushërirë të largët.

Lexo po ashtu Arjola rrëfen njohjen me ish-bashkëshortin dhe puthjen e parë: Tre muaj refuzova të kryeja marrëdhënie intime me të

Familjarët duke mos qenë dakord me këtë gjë, ishin drejtuar drejt zyrave të Top Channel nën kërcënime të shumta se do i vrasin të dy – për çka moderatorja ishte detyruar që të thërriste policinë.

“Është një histori kur dy persona ishin kushërinj të largët dhe farefisi i vajzës nuk pranonte lidhjen. Kanë ardhur të gjithë, kërcënonim, “do të të vrasim”, thirrëm policinë. Vajza thoshte nuk dal nga studio se do më vrasin, djali thoshte do të dalim bashkë. E mori unazën, e pranoi, tani janë bashkë, janë të lumtur”, tregoi Arbana.

Ajo e cilësoi përvojën e saj në “Dua të të bëj të lumtur” si një eksperiencë më e vështirë se sa moderimi i Big Brother.

“Marrin pjesë në të njerëz që nuk zgjedhin shpesh herë me dashje të vijnë në televizion, por pranojnë të vijnë dhe gjenden në situata të vështira dhe duhet t’i neutralizoj dhe kanë qenë jo të pakta historitë e vështira”, ka thënë moderatorja e njohur e ekranit TCH. /Telegrafi/

Foto: Arbana Osmani/Instagram
Exit mobile version