Telegrafi

Arbana Osmani: Jemi falënderues dhe mirënjohës ndaj Donaldit, i cili na ka dhuruar emocione pafund

Pas përfundimit të Big Brother VIP ndonëse nuk kishte ndonjë reagim zyrtar nga ish-banori Doanld Veshaj në media u raportua se aktori kishte hatëmbetje me produksionin pas humbjes në finale.

Në lidhje me këtë, ka reaguar prezantuesja Arbana Osmani e cila prej vitesh drejton spektaklin Big Brother VIP.

Përmes një shkrimin në InstaStory, Osmani tha se është krijuar një konflikt që nuk ekziston dhe se ajo bashkë me Top Channel janë mirënjohës për secilin konkurrent që ishte pjesë e BB VIP dhe më së shumti ndaj Donaldit.

Foto: Arbana Osmani/Instagram

“Po shoh që në mediat online të etura për klikime që po keqpërdoret cdo deklaratë, status, koment i bërë nga produksioni i Big Brother VIP duke i konsideruar “kunja” dhe insinuar një konflikt që nuk ekziston dhe as nuk do të ekzistojë ndonjëherë. Unë dhe Top Channel i jemi falënderues dhe mirënjohës çdo konkurrenti në këtë Big Brother, aq më tepër Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm “kundër” nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do jenë ndonjëherë”, ka shkruar Arbana në postim.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

Kujtojmë që fituesi i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh u shpall balerini, Ilir Shaqiri

Ndryshe, theksojmë që gjatë finales së BB VIP prezantuesja nga Shqipëria zbuloi se është shtatzënë për herë të tretë. /Telegrafi/

Foto: Arbana Osmani/InstaStory