Site icon Telegrafi

Arbana Osmani “humbet kontrollin” në BBVA dhe i drejtohet Zhaklinës: Qetësohu, çfarë paske kështu

Arbana ndërhyn për ta qetësuar Zhakun (Foto: Big Brther VIP Albania)

E marta ka qenë e mbushur me tensione në mbrëmjen e spektaklit në Big Brother VIP Albania.

Debate të forta janë zhvilluar mbi hiperseksualizimin e vajzave në shtëpi, gjë e cila ka shkaktuar debate mes disa banorëve dhe opinionistëve.

Debat i zjarrtë është zhvilluar mes opinionistes Zhaklin Lekatari dhe banorit Luiz Ejlli, pasi ky i fundit ka thënë se Jori nuk ka vlera si lojtare, duke e trajtuar më shumë si objekt seksual.

Lexo po ashtu "Gozhdohet" Kiara, nuk gjen përgjigje kur pyetet se çfarë mendon për deklaratat e Luizit për vajzat që krijojnë lidhje në spektakle televizive

E teksa Zhaklina dhe Luizi vazhdimisht kanë ngritur zërin në debat e sipër, është dashur një ndërhyrje nga vet moderatorja e programit, Arbana Osmani.

Arbana ndërhyn për ta qetësuar Zhakun (Foto: Big Brther VIP Albania)

Ajo në një moment i është drejtuar Zhaklinës me “qetësohu” dhe “çfarë paske sonte”, duke ngelur e habitur nga temperamenti i saj.

Lexo po ashtu "Nuk do doja ta shihja motrën time në një format si ky", debat i ashpër mes Luizit dhe Efit - përfshihet edhe vet Arbana

Në debat më pas janë përfshirë edhe banorët e tjerë brenda dhe jashtë shtëpisë. /Telegrafi/

Exit mobile version