Telegrafi

Araujo pajtohet me rinovimin e kontratës, Gavi është gjithashtu afër – Barcelona ka gati klauzolat marramendëse

Qendërmbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo është pajtuar tashmë për të nënshkruar një kontratë të re me Barcelonën dhe zyrtarizimi thuhet se është vetëm çështje ditësh, ashtu sikurse rinovimi me mesfushorin spanjoll, Gavin.

Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Araujo ka pranuar të zgjas kontratën e tij deri në vitin 2026 me Barcelonën dhe ka rënë dakord për një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh.

Të dy, Ansu Fati dhe Pedri kanë një klauzolë të ngjashme lirimi të përfshirë në marrëveshjet e tyre afatgjata, sipas Romanos dhe Araujo ka rëndësi të ngjashme për klubin katalanus.

Lexo po ashtu Xavi pret që Gavi dhe Araujo të rinovojnë kontratat, flet edhe për Dembelen

Pasi hyri në ekipin e parë të Barcelonës në fillim të sezonit të kaluar, Araujo ka konsoliduar vendin e tij në ekipin e parë, duke krijuar një partneritet solid me Gerard Pique në zemër të mbrojtjes së tyre.

Përveç Araujos, Barcelona po synon ta blindoj të ardhmen duke rënë dakord edhe për një marrëveshje të re me talentin Gavi.

Mesfushori 17-vjeçar andaluzian, tashmë një reprezentuesi i rregullt i Spanjës, do të ketë gjithashtu një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh të përfshirë.

Marrëveshje të tilla janë dëshmi se Barcelona po shkon shumë në drejtimin e duhur. Ata janë aktualisht të dytët në La Liga dhe mund të mburren me një bërthamë mbresëlënëse të talenteve të rinj, si dhe me një trajner të mirë. /Telegrafi/