Site icon Telegrafi

Araujo nuk luan ndaj Napolit për shkak të lëndimit

(Foto: Instagram/ronaldaraujo02)

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka pësuar një lëndim muskulor dhe nuk do të jetë në dispozicion në ndeshjen e të e enjtes ndaj Napolit.

22-vjeçari u detyrua ta lëshonte fushën në derbin lokal kundër Espanyolit dhe tashmë është kondirmuar mungesa e tij.

Ekzaminimet mjekësore të të hënës kanë treguar se lojtari ka pësuar dëmtim të muskulit soleus të këmbës së majtë dhe nuk do të luajë derisa të rikuperohet.

Qendërmbrojtësi i zhvilloi 45 minutat e para në RCDE Stadium, mirëpo nuk ishte në gjendje të kthehej pas pushimit, ashtu që vendin e tij e zuri Eric Garcia.

Araujo ka zhvilluar 26 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon duke realizuar tre fola. /Telegrafi/

Exit mobile version