Tammy Abraham është i lumtur në Romë, por refuzon të përjashtojë një rikthim të mundshëm në Chelsea.
Reprezentuesi anglez iu bashkua Giallorossëve në një marrëveshje të përhershme prej 40 milionë eurosh nga Blutë në vitin 2021.
Megjithatë, gjigantët e Ligës Premier kanë një klauzolë kthimi prej 80 milionë eurosh për të sjellë produktin e akademisë së tyre përsëri në klub në vitin 2023.
“Për mua, fokusi im është të bëj pikërisht atë që bëra vitin e kaluar. Unë jam i lumtur këtu. Ekipi është i mirë”, deklaroi Abraham për Ojb Sport pas humbjes 2-1 të Romës ndaj Real Betis mbrëmë.
“Trajneri është i mirë. Qyteti, tifozët… Jam i lumtur, por nuk e di të ardhmen, vetëm Zoti e di të ardhmen”.
Abraham u bë debutuesi më i frytshëm i Romës në sezonin 2021-2022 duke shënuar 27 gola në 52 paraqitje. Këtë sezon, ai ka shënuar vetëm dy herë në 10 ndeshje nën drejtimin e Jose Mourinhos. /Telegrafi/