Arabia Saudite ka përshëndetur bisedën telefonike midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin dhe mbështet propozimin për të mbajtur një samit mes dy liderëve në Riad.
Arabia Saudite organizoi një samit ndërkombëtar mbi formulën e paqes në gusht të vitit 2023.
Ajo gjithashtu ka luajtur një rol në negociatat për shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë.
Pas një bisede të gjatë me Putinin, presidenti amerikan tha se ishte jopraktike që Ukraina t’i bashkohej NATO-s dhe se ishte e pamundur të rikthente të gjitha territoret e saj të pushtuara.
#Statement | The Kingdom of Saudi Arabia commends the phone call that took place between President Donald J. Trump, President of the United States of America and President Vladimir Putin, President of the Russian Federation on 12 February 2025, and the announcement regarding the… pic.twitter.com/wrccgdrwQx
— Foreign Ministry 🇸🇦 (@KSAmofaEN) February 14, 2025
Duke vepruar kështu, Trump duket se ka pranuar dy nga synimet kryesore të luftës së Vladimir Putinit përpara se bisedimet të kishin filluar.
Ai lavdëroi Putinin dhe tha se të dy do të fillonin negociatat menjëherë – madje shkoi aq larg sa ta ftonte liderin rus të izoluar në SHBA.
Nga ana e saj, Kremlini tha se Putin dhe Trump ranë dakord se “ka ardhur koha që vendet tona të punojnë së bashku”.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme lideri amerikan kishte deklaruar se mund të takohet me homologun rus në Riad.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/