Arabia Saudite do të ofrojë 400 milionë dollarë në ndihmë humanitare për Ukrainën, tha agjencia shtetërore saudite e lajmeve SPA.
Agjencia shtoi se Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman kishte folur me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ky i fundit tha se dyshja ranë dakord të “ndërveprojnë në lirimin e të burgosurve ukrainas të luftës”.
Spoke to Crown Prince of Saudi Arabia Mohammed bin Salman. Thanked for supporting Ukraine's territorial integrity, resolution at the UN General Assembly. We agreed to interact in the release of 🇺🇦 prisoners of war. We agreed on the provision of 🇸🇦 macro-financial aid to Ukraine.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) October 14, 2022
“Fola me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman. Faleminderit për mbështetjen e integritetit territorial të Ukrainës, rezolutën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ne ramë dakord të ndërveprojmë në lirimin robërve të luftës të Ukrainës. Ne ramë dakord për ndihmën makro-financiare saudite për Ukrainën”, pohoi i pari i shtetit ukrainas.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara së fundi kanë vendosur sërish të dërgojnë armatim në vlerë prej 725 milionë eurove në Ukrainë.
Kjo do të sjellë totalin e ndihmës së sigurisë së SHBA-së që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt në më shumë se 17.5 miliardë euro. /Telegrafi/