Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë konkluduar në një raport të ri se gazetari saudit, Jamal Khashoggi u vra nga një skuadër saudite që vepronte nën komandën e Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.
Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, raporti i paklasifikuar i lëshuar të premten konfirmoi rolin e zyrtarëve të lartë të inteligjencës që besojnë se udhëheqësi de-facto i Arabisë Saudite luajti rol në vrasjen e Khashoggit në vitin 2018.
Lidhur me këtë rast ka reaguar Ministria e Jashtme Saudite e cila i quajti të pasakta këto konkluzione, si dhe hodhi poshtë vlerësimin e fundit.
“Qeveria e Mbretërisë së Arabisë Saudite e hedh poshtë vlerësimin në raport që i përket udhëheqjes së Mbretërisë dhe vëren se raporti përmbante informacione dhe konkluzione të pasakta”, tha ministria e jashtme e saudite.
The Government of The Kingdom of Saudi Arabia Completely Rejects the Assessment in the Report Submitted to US’ Congress Regarding Murder of Saudi Citizen Jamal Khashoggi.https://t.co/DGfg4OAceT#SPAGOV pic.twitter.com/r5Skr7QRh1
— SPAENG (@Spa_Eng) February 26, 2021
Jamal Khashoggi ishte kolumnist për gazetën Washington Post, i cili kishte qenë kritik ndaj qeverisë saudite. Ai u vra brenda konsullatës saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018. /Telegrafi/