Arabia Saudite kaloi sot në kalendarin Gregorian, pra atë perëndimor, si formë bazë për të paguar administratën e vendit e si pjesë e një plani masash shtrënguese për financat e Mbretërisë.
Arabia Saudite adoptoi kalendarin hënor islamik ditën e krijimit të mbretërisë në vitin 1932.
Viti Islamik është 11 ditë më i shkurtër nga viti gregorian.
Vendimi u mor nga Qeveria saudite si pjesë e një pakete masash shtrënguese financiare.
Qeveria ka hequr edhe shpërblimet ndaj administratës. Të hënën e kaluar, mbreti urdhëroi ulje me 20 për qind të pagës së ministrave, ndërkohë që si vendi i parë në botë për eksportin e naftës, është prekur edhe nga ulja e çmimit të arit të zi.