Ajo zakonisht vishet e duket shumë bukur, kur ajo shkon në ndonjë ndejë.
Por Rita Ora ishte ashtu siç nuk është parë asnjëherë në ndonjë festë, me aq pak stil, sikur nuk e kemi parë ndonjëherë, derisa kishte dalë në një ndejë të hënën në Los Angeles.
Këngëtarja e famshme shqiptare kishte veshur një duks të bardhë, xhinse të zeza e një palë këpucë dhe dukej shumë keq, dhe jashtë mode.
25 vjeçarja po kishte dalë në këtë mbrëmje edhe e pa grim, derisa u takua me Vas J Morgan dhe Sofia Richie.
Kjo mbrëmje për Ritën si duket ka qenë edhe pak e pakëndshme pasi aty është parë edhe Kendell Jenner, motra e ish – të dashurit të saj, Rob Kardashian, e cila dukej për mrekulli.