Site icon Telegrafi

APSH: Pushteti keqpërdor mjetet financiare publike për fushatën zgjedhore

Aleanca për Shqiptarët në Maqedoni (APSH) në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni ka reaguar për keqpërdorimet e financave dhe mjeteve materiale publike gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar se kjo është fenomen shkatërues për legjitimitetin real politik në Maqedoni.

‘Duke dashur që të kontribojmë në parandalimin e këtij fenomeni, duam që t’ia bejmë me dije opinionit më të gjërë që rastet e tilla të paraqiten te organet kompetente që të marin masa adekuate ligjore dhe të ndëshkojnë partitë politike bartëse të pushtetit. Fenomeni i keqpërdorimit të autobusëve të Ndërmarjeve Publike Transportuese, përdorimi i veturave zyrtare dhe harxhimi pa kontroll i derivateve të naftës për kampanjën zgjedhore që zhvillojnë pushtetarët ndikon në procesin dhe rezultatin e zgjedhjeve.

Investimet e pa programuara që kryhen në kohë të kampanjës zgjedhore shpenzojnë në mënyrë jo produktive buxhetin shtetëror dhe buxhetet komunale duke krijuar borxhe trefish më të larta se sa vlera reale e investimeve të pa ligjshme. Keqpërdorimi i administratorëve dhe punësimet për efekte zgjedhore gjithashtu kanë ndikim në zgjedhje dhe rezultate të zgjedhjeve. Këtij fenomeni i prijnë komunat e udhëhequra nga partitë pushtetare OBRM dhe BDI, dhe nga kjo e fundit posaçërisht komuna e Tetovës dhe Çairit.

Duke pas parasysh që Ligjet pozitive në fuqi i ndëshkojnë keqpërdoruesit e lartëpërmendur, ua përkujtojmë organeve kompetente obligimin e tyre ligjorë. I bëjmë me dije Prokurorisë Publike, por edhe asaj Speciale që të zbatojë në përpikshmëri Kodin Penal në lidhje me Zgjedhjet dhe kampanjat zgjedhore. Në mënyrë të drejtpërdrejt, ia tërheqim vërejtjen “Komisionit për parandalimin e korrupsionit” e cila sipas Ligjit është përgjegjëse për hetimin e rasteve të këtilla, sidomos gjatë kampanjave zgjedhore, veçanërisht Kreu i dytë i Ligjit, nenet 10,11,12 dhe 13 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit’, thuhet në komunikatën e përbashkët të APSH-së. /Telegrafi/

Exit mobile version