Presim që qytetarët, gjegjësisht anëtarët dhe simpatizuesit e LSDM-së në Strugë, në rrethin e dytë të votojnë sipas bindjes personale, tha Elmir Aziri në pyetjen e gazetarit nëse presin përkrahje nga LSDM-ja për kandidatin e tyre Zijadin Sela për shkak se janë në koalicion parlamentar.
“Votat nuk janë pronë e asnjë partie politike, ata janë të qytetarëve. Ne edhe para fillimit të rrethit të parë të votimeve kemi theksuar se presim nga kryeministri Zoran Zaev që të jetë neutral. Mendojmë se kjo qasje do të ishte korrekte ndaj të gjithë partnerëve të koalicionit. Në këtë mënyrë qytetarëve, në rastin konkret qytetarëve të Strugës, do të ju lejohet që me vlerësimin e tyre të vendosin për cilin kandidat do të votojnë”, tha Aziri./Telegrafi/