Telegrafi

Apple zbulon baterinë MagSafe për iPhone 12

Apple ka prezantuar dhe ofruar klientëve të saj një bateri MagSafe Battery Pack e krijuar për iPhone 12.

Ajo është një bateri magnetike që kushton 99 dollarë dhe mund të porositet përmes faqes në internet të Apple.

Dorëzimi nuk zgjat shumë, vetëm disa ditë.

Apple më parë ka ofruar bateri shtesë për iPhone, por e reja ndryshon në atë që “lidhet” me telefonin duke përdorur një magnet.

Bateria është e përputhshme me të katër modelet e familjes iPhone 12, përkatësisht iPhone 12, iPhone 12 Mini, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.

Ndërsa mbulesat e baterisë së iPhone 11 kanë një buton fizik të kamerës, MagSafe nuk e ka atë sepse lidhet vetëm me pjesën e pasme të pajisjes.

Për më tepër, është i pajtueshëm me ngarkuesin wireless MagSafe, kështu që mund të përdoret gjithashtu për të karikuar kufjet AirPods dhe pajisjet e tjera që mbështesin karikimin pa tel Qi.

Apple thotë se bateria lejon karikimin 5W, kështu që nuk është mënyra më e shpejtë e karikimit.

Përveç kësaj, bateria kërkon një azhurnim iOS 14.7. /Telegrafi/