Apple tejkaloi Microsoftin në vlerë tregu për të rimarrë fronin e kompanisë më të vlefshme në botë.
Prodhuesi i telefonit iPhone u vlerësua me 1.065 trilionë dollarë duke kaluar Microsoftin për 200 milionë dollarë, përcjell Telegrafi.
Microsoft ka ruajtur kryesimin që prej 25 prillit kur të ardhurat thyen pritshmëritë duke bërë që vlera e kompanisë të kalonte një trilionë dollarë për herë të parë.
Javëve të fundit vlera e aksioneve të Apple është rritur ndjeshëm ku shumë analistë kanë parashikuar shitje më të mira të iPhone 11, ndërsa nga ana tjetër, aksionet e Microsoftit ranë me 2.2 për qind.
Intebrand renditi Apple si kompaninë me brendin më të vlefshëm në botë duke vendosur Microsoft në vendin e katërt, kurse Google dhe Amazon zunë vendin e dytë dhe të tretë.
Ky është viti i shtatë me radhë që marka e Apple konsiderohet më me vlerë në botë.
Në muajin gusht të 2018-së, Apple ishte kompania e parë që kaloi vlerën 1 trilionë dollarë. /Telegrafi/