John Fetterman senatori i ri i SHBA-së i cili përfaqëson Pensilvaninë, po intervistohej në Zoom nga MSNBC dhe gjatë një përgjigjeje që po e jepte gjestet e tij u ngatërruan me shenja paqeje.
Kjo ishte për shkak të veçorisë së re Reactions që Apple e debutoi së bashku me iOS 17, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Me Reactions, gjeste të caktuara llogariten si përgjigje, dhe dikush si senatori që nuk ishte në dijeni për këtë funksion, mund ta gjejë veten në një pozicion të sikletshëm.
Por, përdoruesit e iPhone, iPad, dhe Mac, mund edhe ta çaktivizojnë këtë veçori.
Bëhet e ditur se gjatë javës së ardhshme për përdoruesit e pajisjeve nga Apple do të jetë i disponueshëm versioni i ri i sistemit operativ iOS 17.4.
Nëse Zoom dëshiron ta reduktojë numrin e incidenteve të sikletshme, mund ta çaktivizojë atë funksion pas prezantimit të sistemit të ri operativ. /Telegrafi/
Fetterman released the confetti on Zoom on MSNBC pic.twitter.com/fpylDiU1uc
— Andy Kaczynski (@KFILE) February 23, 2024