Telegrafi

Apple lanson MacBook Air të ri, kushton 1,200 dollarë

Pas javëve të thashethemeve dhe rrjedhjeve, Apple zyrtarisht lansoi një MacBook Air të ri gjatë ngjarjes së 30 tetorit në Bruklin, Nju Jork. Laptopi i fundit i Apple mund të porositet sot dhe do të dërgohet më 7 nëntor për 1,200 dollarë.

Në sipërfaqe, MacBook Air i ri duket shumë si MacBook Pro me korniza të holluara, altoparlantë të fuqishëm dhe një profil më të zbehur. Dizajni i ri ka korniza 50 për qind më të holla dhe katër herë më shumë rezolucion në ekran, me 4 milion pikselë gjithsej. Pajisja gjithashtu është 17 për qind më e lehtë se paraardhësi i saj.

Karakteristikat kryesore në bordin e MacBook Air të ri përfshijnë një ekran retine 13.3-inç, dy kabllo USB-C Thunderbolt dhe Touch ID – të gjitha të bartura nga MacBook Pro dhe MacBook 12 inç.

Nën sipërfaqe, MacBook Air është mundësuar nga procesori 8-gen Intel Core i5. Nuk na është thënë saktësisht se cili CPU, por Apple ka përmendur se ishte një procesor dual-core.

Krahas procesorit Intel është bashkë-procesori T2, i cili përdoret për Touch ID dhe funksionalitetin “Hey Siri”. Modeli bazë vjen me 8GB RAM, por gjithashtu mbështet deri në 16GB memorie në 2,133 GHz. Sa i përket magazinimit, pajisja sjell deri në 1.5 TB SSD, duke e bërë atë 60 për qind më të shpejtë se gjenerata e mëparshme.

“MacBook Air është laptopi më i pëlqyer ndonjëherë dhe tani është koha për një MacBook të ri që dërgon përvojat MacBook në fushat që janë më të rëndësishme për klientët tanë”, tha CEO i Apple Tim Cook.

Ngjashëm me gjeneratat e mëparshme, Apple ka premtuar 12 orë jetëgjatësi të baterisë për shfletim pa kabllo dhe 13 orë filma në iTunes. Kompania gjithashtu vuri në dukje se altoparlantët në bordin e MacBook Air janë 25 për qind më të fortë se në modelin paraprak. /Telegrafi/