Javën e kaluar, Apple filloi të kufizojë numrin e njësive që një klient mund të blejë, për produkte të caktuara.
Përkatësisht, iPad Pro i ri me 11 inç ashtu edhe atë me 12.9 inç, ishin të kufizuar në dy për klient, si dhe MacBook Air i ri dhe Mac mini ishin të kufizuar në pesë për klient, transmeton Telegrafi.
Shumica e iPhone më të ri, përfshirë iPhone 11, 11 Pro dhe 11 Pro Max, ishin të kufizuar në dy për klient. AirPods Pro ishte gjithashtu i kufizuar, në dy për klient.
Tani, MacRumors vuri re që kompania ka hequr kufizimet e blerjeve nga produktet e saj, që do të thotë se klientët mund të blejnë edhe një herë, aq produkte sa dëshirojnë. Raportohet se disa prej kufizimeve mbeten, por vetëm në Kinë.
Vendosja e kufizimeve të blerjes, nuk kishte ndonjë rrëndësi të madhe sepse sihej se nuk do të zgjaste shumë, por tregonte se sa shumë ka ndikuar përhapja e coronavirusit, në zinxhirin e furnizimeve të Apple, për prodhimin e produkteve të reja. /Telegrafi/