Site icon Telegrafi

Apple arrin marrëveshjen për të sponsorizuar shfaqjen e pushimit mes pjesëve të NFL Super Bowl

Pritet që Apple të marrë të drejtat për të transmetuar NFL Sunday Ticket në platformën Apple TV, por me një çmim të vlerësuar që kap shifrën e afro 2.6 miliardë eurove, dhe do të duhet pak kohë që marrëveshja të finalizohet.

Ndërkohë, me gjasë si një pjesë e këtyre negociatave, Apple Music është shpallur si sponsori i ri i shfaqjes së pushimit mes pjesëve të Super Bowl, në një marrëveshje shumëvjeçare që fillon me Super Bowl 57 më 12 shkurt 2023.

Apple Music zëvendëson sponsorin e mëparshëm kryesor, Pepsin.

Profilet në rrjetet sociale të Apple Music do të fillojnë të publikojnë “teaser” dhe përmbajtje ekskluzive të lidhura me Super Bowl në prag të ditës së madhe, raporton 9to5mac, transmeton Telegrafi.

Apple gjithashtu do të ketë fjalën edhe në prodhimin e ngjarjes së pushimit në mes të pjesëve dhe në atë se si do të shfaqen në televizion ato performanca.

Edhe pse Apple si një kompani pajisjesh rrallë merr përsipër ndonjë marrëveshje tradicionale sponsorizimi, divizionet e saj të medieve kanë qenë më të hapura ndaj marrëveshjeve të këtilla të marketingut.

Disa vite më parë, Apple Music, që dikur quhej iTunes, kishte bashkëpunuar me American Idol, drejtoi festivalin e vet iTunes Festival, dhe tani së fundmi ka sponsorizuar ngjarje dhe koncerte të ndryshme të muzikës live. /Telegrafi/

Exit mobile version