Site icon Telegrafi

Apostolova viziton deputetët e Listës Serbe të ngujuar në Kuvend

Shefja e zyrës së BE-së Natalya Apostolova po qëndron në zyrën ku prej dje po qëndrojnë deputetët e Listës Serbe.

Apostolova ka hyrë në zyrë dhe mediat nuk janë lejuar të kenë qasje.

Këta deputetë e kanë kaluar natën në hapësirat e Kuvendit që nga mbrëmë dhe janë duke pritur që të takohen më komisionarin evropian për Zgjerim, Johannes Hahn i cili sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Kjo protestë ka ardhur pas vendosjes së taksës prej 100 për ndaj produkteve serbe./KP/

Exit mobile version