Site icon Telegrafi

Apostolova: Sot është ditë e rëndësishme për Kosovën

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se sot është ditë e rëndësishme për Kosovën,  qytetarët dhe rininë e saj, pasi ka gjasë që të zgjidhet çështja e demarkacionit.

Ajo tha se deputetët duhet ta marrin përgjegjësinë dhe të votojnë Marrëveshjen për Demarkacionin.

Lexo po ashtu Veseli: Sot do ta ratifikojmë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi

“Sot është ditë e rëndësishme për Kosovën ku një ngjarje, e cila që një kohë të gjatë ka gjasë të përfundohet, pra është marrëveshja për demarkacionin…. Kjo është një nga dy kriteret dhe thërras politikanët që të mos i mbajnë qytetarët e tyre të izoluar drejt integrimit në BE”, tha ajo.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë tha se me Veselin kanë biseduar në detaje se cila do të jetë puna e Kuvendit për javët dhe muajt në vijim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version