Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka sqaruar pozicionin e saj dhe të Bashkimit Evropian karshi zhvillimeve politike në Kosovë.
Apostolova përmes një postimi në Twitter, ka thënë se takimet me liderët politik në vend, janë pjesë e misionit të saj diplomatik.
Ajo ka theksuar se pozicioni i BE-së është se të gjitha veprimet politike në Kosovë duhet të bëhen në përputhje me Kushtetutën.
“Në lidhje me takimet e mia me udhëheqësit e Kosovës, unë theksoj se takoj të gjitha partitë politike dhe liderët si pjesë e mandatit tim diplomatik. Takimi i tyre nuk do të thotë domosdoshmërisht të nënshkruaj pozicionin e tyre. Pozicioni i BE-së është se të gjitha veprimet politike duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Apostolova. /Telegrafi/
In relation to my meetings w/ Kosovo leaders, I stress that I meet all political parties & leaders as part of my diplomatic mandate. Meeting them doesn’t necessarily mean endorsing their position. EU position is that all political actions should be in line w/ Kosovo Constitution. pic.twitter.com/Lfy02jgJ0v
— Nataliya Apostolova (@ApostolovaEU) April 24, 2020