Site icon Telegrafi

Apostolova: Demarkacioni dhe lufta ndaj korrupsionit, kushte për liberalizim të vizave

Në komisionin për Integrime Evropiane është mbajtur një takim informues me Nataliya Apostolova, udhëheqëse e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Drejtues të këtij Komisioni theksuan se në prioritet kanë çuarjen përpara të agjendës për integrime evropiane.

Apostolova me këtë rast tha se janë dy kushte kryesore për integrimin e Kosovës në BE, apo për liberalizimin e vizave.

Kushti i parë sipas saj është ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi dhe kushti i dytë është luftimi i korrupsionit.

Anëtari i komisionit Xhavit Haliti theksoi se për kushtin e parë për kufirin më Malin e Zi kanë qenë të njoftuar, por jo edhe për kushtin e dytë për luftën kundër korrupsionit.

Megjithatë ai tha se korrupsioni me fjalë luftohet vetëm në kohë fushatash për zgjedhje.

Sipas tij Agjencia Kundër Korrupsionit e ka luftuar korrupsionin përveç me deklarata boshe pa rezultate.

Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani tha se deri tani kur është shtruar çështja e Demarkacionit, Kosova ka qenë mjaft e unifikuar brenda politikave të brendshme.

Osmani tha se Kosova ka të arritura në disa fusha më shumë se Shqipëria she Serbia.

Demarkacioni sipas saj është kusht i vështirë dhe i qëllimshëm nga Bashkimi Evropian për të mos integruar Kosovën në BE.

Deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj- Bujupi tha se izolimi i qytetarëve të Kosovës nuk duhet të mbetet barrë e tyre sepse përgjegjësi për korrupsionin ka edhe EULEX-i.

Ndërsa Arben Gashi tha se çështjet të cilat shtrohen këtu është liberalizimi i vizave, nuk po sqarohet komplet sesi është situata në vend.

Parimisht as një subjekt dhe individ nuk është kundër Demarkacionit janë kundër llojit të demarkacionit. Ai nuk beson se ky kufi të jetë pengesë për liberalizimin, por sipas Gashit po fshihet diçka tjetër pas kësaj.

Exit mobile version