Ministrja pa resor për investime të huaja Zorica Apostollska sot kishte takime pune me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mats Stefanson.
Kabineti i saj njoftoi se Apostollska në takim i paraqiti masat e Planit për rritje ekonomike duke potencuar transparencën e Qeverisë në procesin e përkrahjes së investimeve të reja. Ajo tha se me ligje dhe me kritere publike të qasshme, kompanive suedeze ju garantohet siguri në qasjen në mjete financiare nëse vendosin të realizojnë projekte investuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ambasadori Stefanson foli për përkrahjen e fuqishme të Mbretërisë së Suedisë që i jep Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së.
Ai theksoi se rekomandimi pozitiv i KE-së do të kontribuojë në avancimin tregtar dhe investues mes dy vendeve dhe se “drita e gjelbër” do të ketë interes më të madh për kompanitë suedeze./Telegrafi/