Site icon Telegrafi

‘Apokalips’ mizash në një port rus (Video)

Një port në Rusi u mbush me insekte të vogla, duke bërë të duket si ‘apokalips’ mizash.

Zona që ndodhet rreth 60 kilometra afër kufirit me Ukrainën, është mbushur papritmas me këto insekte, duke bërë të duket sikur po binte shi i rrëmbyeshëm, transmeton Telegrafi.

Shumë prej tyre që kanë rënë në asfalt, e kanë krijuar një shtresë prej 2.5 centimetrash, që shkaktoi rrëshqitjen e veturave.

Ekspertët kanë thënë se këto insekte që jetojnë mbi sipërfaqe të liqeneve, ishin në fazën e çiftimit. Vetëm se këtë vit, në sasi shumë të mëdha.

Banorët e zonës, janë të shqetësuar me këto miza që nuk kafshojnë, sepse iu kapen gjithandej nëpër trup. Ata po luten për mot të ftohtë, që do t’i largojë përgjithmonë. /Telegrafi/

https://youtu.be/_ug2NUM4Qx0

Exit mobile version