Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Vlora Çitaku ka komentuar rreth aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke thënë se tashmë Kosova i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësim.
Ajo tha se me përjashtimin e Rusisë nga kjo organizatë, i është hapur rruga Kosovës për anëtarësim.
“E konfirmuar. Kosova ka filluar procesin e aplikimit”, ka shkruar Çitaku në Twitter.
Ajo po ashtu ka shkruar se: “Kosova i plotëson të gjitha kriteret dhe tani me Rusinë e përjashtuar nga organizata, rruga jonë duhet të jetë e qartë”, ka shkruar Çitaku në Twitter. /Telegrafi/
It is now confirmed, #Kosovo has started the application process. 👏🇽🇰👏 https://t.co/km294ebyxB
— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) May 12, 2022