Telegrafi

AKP merr në pronësi kompleksin “Rajska Banja”,në Banjskë të Zveçanit – asiston edhe policia

Agjencia Kosovare e Privatizimit me asistimin e Policisë së Kosovës, e ka marrë nën kontroll kompleksin “Rajska Banja” në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Policia e Kosovës sot ka asistuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit në kuadër të detyrave të veta që ata janë duke i kryer”, ka thënë Elshani.

Ky kompleks ishte përuruar para 4 vitesh, ku në përurim kishte marrë pjesë edhe Marko Gjuriq./Telegrafi/