Site icon Telegrafi

Apeli ua vazhdon paraburgimin Ismet Osmanit dhe të tjerëve të akuzuar për fajde

Gjykata e Apelit, i ka refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 19.08.2019, me anë të cilit u është vazhduar masa e paraburgimit të pandehurve Ismet Osmani, Ilir Bojkut, Adil Thaçit dhe Mentor Maqanit. në afat edhe për një muaji.

Të njëjtit  po dyshohen për shkak të veprës penale “fajde”, “detyrim” dhe “mashtrim”, vepra këto të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

„Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës se parë drejtë ka vlerësuar se  meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, e kanë kryer veprën penale në fjalë, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase me gjetjen e tyre në liri, mund të ndikojnë në prova ose dëshmitarë, apo ta përsërisin veprën penale“, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Exit mobile version