Gjykata e Apelit në Maqedoni sot do të mbajë seancë për rastin ”Ryshfeti” ku si i akuzuar i parë është kryetari i LSDM-së dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
Do të diskutohet për vlefshmërinë e videos së publikuar në Youtube dhe ku mendohet se Zaev ka kërkuar ryshfet nga një sipërmarrës maqedonas nga Strumica, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për kohën kur Zaev ishte kryetar i Strumicës, kinse ka kërkuar 163.924 euro, apo 2 euro për metër katror për një tokë ndërtimore në Strumicë të cilën ishte i interesuar ta privatizojë sipërmarrësi, Ivan Nikollov.
Sipas asaj video, gjysat e parave duheshte t’i merr Zaev kurse gjysat të jepen për ndërtimin e një kishe në Strumicë.
Gjykimi i radhës për këtë rast është më 25 dhjetor të këtij viti. /Telegrafi/