Telegrafi

Apeli refuzon lirimin e infermiereve që u përfshinë në sulmin fizik ndaj të moshuarës në Pejë

Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e avokatëve për lirim nga paraburgimi të infermiereve u përfshinë në sulmin fizik ndaj një të moshuare në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Incidenti për të moshuarën mori hov gjerësisht pas publikimit të videos nga aktorja Kaltrinë Zeneli.

Në pamjet e publikuara shihet një infermiere vazhdimisht duke sulmuar të moshuarën, derisa një tjetër incizon të gjithë incidentin e një tallet me sulmin.

Tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi, dhe Remzije Kuqi – Gashi, iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji më 2 nëntor nga Gjykata e Pejës.

Një ditë më parë, Oda e Infermierëve të Kosovës ka bërë të ditur se të njëjtave ua ka tërhequr licencën.

Ndërsa, Shtëpia për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ku ka ndodhur ngjarja, është mbyllur zyrtarisht nga institucionet.

VIDEO: Infermierja sulmon fizikisht një grua të moshuar në Pejë

/Telegrafi/