Site icon Telegrafi

Apeli refuzon ankesat e Gruevskit, Jankuloskës dhe të tjerëve, u merren pasaportat

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimet e Gjykatës penale të Shkupit, pra Gruevski, Janakieski, Jankuloska, Bozhinovski, dhe Protugjer, mbeten pa pasaporta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të gjithë këta ish-funksionarë shtetëror janë të përfshirë në lëndën ”Titanik” për mashtrime zgjedhore, ndërkaq ankesat e tyre nuk janë pranuar, me çka vërtetohet vendimi i Gjykatës së shkallës së parë.

Ata kërkuan pasaportat, kurse PSP-ja kërkoi paraburgimin e tyre. Në këtë vendim të Apelit nuk parashihet ankesë tjetër./Telegrafi/

Exit mobile version