I kthyeri nga Siria, Albert Berisha ka bërë të ditur se Gjykata e Apelit i ka konfirmuar dënimin prej 3 vite e gjysmë burgim.
“Po i njoftoj të gjithë gazetarët që janë interesuar për rastin tim .
Po është e vërtetë që Gjykata e Apelit më ka konfirmuar dënimin e njëjtë pa asnjë provë me të njëjtat shkelje ligjore dhe me shkelje drastike të të drejtave të njeriut .
Po , do ta vazhdoj luftën ligjore edhe në Gjykatën Supreme se nuk ka sistem te kapur e as inkuizicion e as s’ka bir nane që mbon me u nënshtrua e me pranu vepra qe si kom kry”, ka shkruar Berisha në Facebook, transmeton Telegrafi.
Albert Berisha ishte dënuar vitin e kaluar me tre vjet e gjashtë muaj burgim për terrorizëm. Berisha kishte shkuar në Siri për të luftuar për çlirimin e Sirisë, por ishte kthyer.
Ditë më parë në emisioni “Përballje”, Berisha tregoi se përse kishte vendosur të kthehej.
“Kam parë që situata po del nga kontrolli, nuk kam pas lejen e prindit, sepse e kam parë që më shumë jam i dëmshëm se i dobishëm”, deklaroi ai.
Berisha tregoi se një pjesë e njerëzve që kanë shkuar në Siri, kanë shkuar për arsye se kanë menduar se janë duke përkrahur opozitën siriane, dhe se ai ka qenë njëri nga ta. /Telegrafi/