Site icon Telegrafi

Apeli i jep vulën Berishës, Flamur Noka: Demokratë kthehuni në shtëpinë tuaj

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ti lënë vulën e Partisë Demokratike, grupit të deputetëve të “Rithemelimit”, sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se më në fund “e vërteta mori zë”, nga disa gjyqtarë me integritet.

Gjithashtu Noka i bëri thirrje demokratëve të bashkohen në Partinë Demokratike për të luftuar kundër “regjimit”.

“Në oazin e padrejtësisë, u gjetën disa gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës që po zvarritej prej tre vitesh. E vërteta që demokratët e vendosin me votën e tyre çdo gjë që ka të bëjë me Partinë Demokratike. Demokratëet tashmë janë të bashkuar dhe kanë vetëm një mision shfarosjen e këtij narko-regjimi dhe kthimin e shpresës për shqiptarët.

Sot Shqipëria ka një Parti Demokratike të vërtetë, sot Shqipëria ka një opozitë të vërtetë. Kam vetëm një thirrje për të gjithë Demokratët. Partia demokratike është shtëpia juaj. Kthehuni në shtëpinë tuaj, se shtëpia juaj ka vend për të gjithë që janë kundër regjimit”,-tha Flamur Noka. /Telegrafi/

Exit mobile version