Telegrafi

Apeli ia heq pjesërisht dënimin Perisicit, ndërsa Icardit jo

Tashmë është marrë vendimi për dënimet Ivan Perisic dhe Mauro Icardi.

Interi kishte apeluar dënimet e Ivan Perisic dhe Mauro Icardi, që ishin dënuar me nga dy ndeshje moslojë shkaku i gjesteve antisportive.

Gjykata e Apelit Sportiv la në fuqi pjesërisht vendimin e FIGC pasi i reduktoi dënimin mesfushorit kroat, duke ia zbritur dënimin në një ndeshje, por refuzoi ta fal Mauro Icardin.

Icardi që gjuajti gjyqtarin e ndeshjes me top pas pafundit të saj dënohet me dy ndeshje dhe me gjobë prej 10 mijë euro.

Ndërsa Perisic është dënuar me një ndeshje dhe 10 mijë euro.

Interi humbi ndeshjen 1-0 dhe pas saj kishte shumë ankesa drejt gjyqtarit Nicola Rizzoli. /Telegrafi/