Gjykata e Apelit në Shkup do të duhet të mbajë seancë gjyqësore për të shqyrtuar ankesë e mbrojtjes së kryeministrit Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mbrojtja ka kërkuar që video-ja e masave të veçanta hetimore të mos konsiderohet si dëshmi në procedurë gjyqësore në lëndën ”Ryshfeti”.
Paraprakisht, në gjykatën e Shkupit do të mbahet seancë për këtë lëndë. Kjo lëndë ka të bëjë gjoja me kërkim ryshfeti nga ana e Zaevit, për një afarist që ka dashur të blej tokë ndërtimore në komunën e Strumicës, në kohën kur Zaev isht kryekomunar./Telegrafi/