Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Enkelejd Alibeaj për të pezulluar vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila vendosi se vula dhe logo e PD i takojnë Sali Berishës.
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e grupit të Bashës për pezullimin e vendit të Agron Zhukrit dhe Apelit, që i dhanë vulën e PD ish-kryeministrit Sali Berisha. Kërkesa e firmosur nga Enkelejd Alibej u shqyrtua sot në Dhomë Këshillimi.
Ndërkohë, Gjykata e Lartë do të vijojë shqyrtimin e rekursit të Bashës, i cili kërkon zhbërjen e vendimit të Zhukrit të 23 marsit 2022 që i dha vulën Berishës, prishjen e vendimit të Apelit që la në fuqi Shkallën e Parë, si edhe pushimin e gjykimit.