Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metaorfozis” dhe Aleanca për Resurse të Hapura Arsimore të Maqedonisë drejtuan apel deri te Instituti i gjuhës maqedonase “Krste Misirkov”- Shkup që të mundësoj qasje falas deri te drejtshkrimi i gjuhës maqedonas në formë digjitale, si resurs të hapur arsimor për të gjithë qytetarët, transmeton Telegrafi.
Në letrën ata përkujtojnë se javën e kaluar u promovuar drejtshkrimi i ri i gjuhës maqedonase që tani është i kapshëm për shitje në version të shtypur dhe propozohet, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për mjet arsimor e përpiluar me mjete publike, të jetë e kapshme për tërë opinionin në formë digjitale, përmes internetit në formë të resursit të hapur arsimor.
“Apelojmë deri te Instituti i gjuhës maqedonase “Krste Misirkov” të mundësojë qasje falas deri në drejtshkrimin në formë digjitale, si resurs i hapur arsimor për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, të cilët si obligues tatimor tanimë kanë paguar për këtë punë si dhe njerëzit nga e tërë bota që janë të interesuar për drejtshkrimin e gjuhës maqedonase” thuhet në letër.
Projekti “Nisma për resurse të hapura arsimore” ka për qëllim të ndikoj në ngritjen e vetëdijes dhe kapacitetit të opinionit akademik për krijimin e resurseve të hapura arsimor në RM. Zbatues i projektit është Fondacioni “Metamorfozis”. /Telegrafi/