Site icon Telegrafi

Apel bankave të dhurojnë ndihmë humanitare për rajonet e vërshuara

Kryetari i Shoqatës së Bankave pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, Kosta Mitroski nga Uni Banka u bën thirrje bankave të përfshihen në donacionin e ndihmës humanitare për banorët nga rajonet e prekura nga vërshimet në Shkup, me ujë, ushqim, mjete higjienike, etj, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga Uni Banka, nesër do të dhurojnë 24 mijë litra ujë për pije në rajonet e prekura dhe në koordinim me shtabin e krizës do të shpërndahet uji sipas planit të tyre. Gjtihashtu nga Mitroski shpreh ngushëllime familjeve të viktimave nga vërshimet.

Ngushëllime dërgon edhe kryetari i Shoqatës së Bankave pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë. /Telegrafi/

Nga reshjet e shiut janë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, ku 21 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë raportohen të zhdukur. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)
Exit mobile version