Turneu i Omer Labock në apartamentin më të vogël në New York ka ngjallur reagime në rrjetet sociale.
Labock ka ndarë me përdoruesit e rrjeteve sociale një turne në hapësirën “mikroskopike” ku qiraja mujore e të cilit është 1,200 dollarë (mbi 1,000 euro).
“Apartamenti më i vogël në Manhattan gjendet në këtë ndërtesë, kështu që le ta kontrollojmë këtë, është e pamend”, dëgjohet duke thënë Labock.
Më pas ai hap derën dhe tregon një dhomë të vogël të zbrazët, duke bërë të ditur se apartamenti nuk përfshin as banjo e as kuzhinë. Duke ecur në një koridor, ai kalon në tjetër apartament ku edhe zbulon banjon e përbashkët.
Përdoruesit e internetit të habitur kanë ndarë mendimet e tyre duke mos e cilësuar si apartament fare, por si dhomë banimi. /Telegrafi/