Të jetosh në New York është e shtrenjtë, veçanërisht në apartamentet të cilat njihen për çmimet e tyre të larta.
Qiratë e tyre janë rritur në mënyrë të vazhdueshme, me Manhattanin që ka qiranë mesatare më të lartë në SHBA.
Së fundmi, një video e një apartamenti pa dhomë gjumi ka fituar vëmendje të konsiderueshme në rrjete sociale, përcjell Telegrafi.
Videoja virale tregon një apartament të vogël në New York, me hapësirë shumë të kufizuar.
Agjenti i pasurive të paluajtshme, Omer Labock, ndau një turne në apartamentin që ka një qira çuditërisht të lartë, 4,695 dollarë.
Apartamenti përmban një “papafingo” për fjetje, një banjo dhe një hapësirë që mund të shërbejë si dhomë e ndenjes.
Përdoruesit kanë lënë komente interesante, duke vënë në pah koston e lartë të jetesës në New York.
“Ai vend është një kurth zjarri”, komentoi një përdorues. /Telegrafi/