Telegrafi

Apartamenti luksoz i presidentit të ri amerikan: Shikoni çfarë jete bëjnë Donald dhe Melania Trump (Foto)

E vendosur në katet e fundit të kullës së tij 68-katëshe Trump Tower, ky është apartamenti luksoz i Donald dhe Melania Trump.

Çifti shpenzon kohën më të madhe pikërisht në këto hapësira të florinjta.

I projektuar për t’i ngjarë pallatit të Versajes, hapësira e ndërtuar në tre kate, të le pafjalë që në hyrje. Dera me ar dhe diamante, ndërsa në brendësi gjen plot hapësira ku floriri 24 karat nuk është kursyer.

Luksi i tepruar vihet re që nga vazot e deri tek ambazhuret, tavanet e pikturua dhe muret me mermer.

Ajo që do i kishin zili të gjithë këtij apartamenti është pamja e pashoqe nga dritaret e mëdha ku duket Centeral Park. Sipas ekspertëve të pasurive të luajtshme, luksi i shfrenuar i Donald dhe Melania Trump mund të shitet deri në 100 milionë.

Ndërsa kjo është shtëpia private, ku Donald dhe Melania kalojnë kohën e lirë në fundjavat e tyre.

Trump e bleu këtë pronë në vitin 1985 për ta transformuar atë 10 vite më pas në këtë oazë floriri, transmeton tvklan.

Shtëpia numëron 58 dhoma gjumi, 33 banjo, 12 dhoma me oxhak dhe 3 vendstrehime atomike. Vlera e kësaj prone llogaritet deri në 250 milionë dollarë.