Telegrafi

AP: BE përgjegjëse për migrantët e vdekur në Mesdhe?

Më shumë se 40,000 njerëz janë ndalur në Mesdhe dhe janë dërguar në kampe për shkak të politikës së migracionit evropian, e cila është përgjegjëse për krimet kundër njerëzimit, thuhet në dokumentin, të cilin avokatët për të drejtat e njeriut e paraqitën në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC).

Duke cituar dokumentet e BE-së, deklaratat e presidentit francez, kancelares gjermane dhe zyrtarëve të tjerë të BE-së, në dokument thuhet se zyrtarët e BE-së janë drejtpërdrejt përgjegjës për vdekjen e emigrantëve në tokë dhe det, dhe për “torturimin” e tyre në duart e Gardës Bregdetare të Libisë.

Dokumenti nuk përmban emrat e zyrtarëve evropianë.

“Ne do t’ia lëmë këtë prokurorëve nëse ai ose ajo guxon të hyjë në strukturat e pushtetit dhe të eksplorojë në zemrat e Brukselit, Parisit, Berlinit dhe Romës dhe duke parë arkivat e takimeve dhe negociatave, të shohin se kush qëndron prapa skenave duke u përpjekur të shtyjnë politikat që deri më tani shkaktuan vdekjen e 14.000 njerëzve “, tha avokati Juan Branko.

Në vitin 2014, rreth 3.200 emigrantë vdiqën në det. Një vit më vonë , numri është rritur në më shumë se 4,000 dhe në vitin 2016 kjo shifër, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, është rritur në mbi 5,100 vdekje dhe zhdukje. /kp/Telegrafi/