Site icon Telegrafi

Aouar te Arsenali? Presidenti i Lyonit hedh gjithçka poshtë pasi Topçinjtë kanë bërë një ofertë të ulët

Houssem Aouar (Foto: Franck Fife/Pool via Getty Images)

Houssem Aouar është njëri nga mesfushorët më të talentuar dhe njëkohësisht më të kërkuar në Evropë.

Mesfushori francez ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me fanellën e Olympique Lyon dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

Juventus, Barcelona, Manchester City e Arsenal janë skuadrat e interesuara.

L’Equipe ka raportuar se Aouar ka një marrëveshje personale me Arsenalin teksa klubet tani po diskutojnë për shumën e transferimeve.

Por president i Lyonit, Jean-Michel Aulas ka thënë se Arsenali është shumë larg vlerës së lojtarit duke pretenduar në ofertën e ulët të klubit anglez.

Houssem Aouar . (Photo by Franck Fife/Pool via Getty Images)

“Për Houssem, Arsenali është shumë larg vlerës së tij. Ne jemi duke shpresuar që ai të bëjë paraqitje të mira me Lyonin”, ka thënë Aulas.

Londinezët kanë bërë një ofertë prej 35 milionë eurove, ofertë që është refuzuar nga Lyon pasi është konsideruar e ulët.

Klubi francez është gati ta shes xhevahirin e tyre, por për ta lejuar largimin e tij po pretendojnë të fitojnë mbi 55 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version